Numër rekord i të infektuarve me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Advertisment

Sipas TV Alsat, jozyrtarisht numri i të infektuarve me Kovid-19 sa vjen e rritet. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 120 raste të reja.

Këto të dhëna pritet të konfirmohen gjatë ditës nga institucionet përkatëse, pas çka kjo do të shënoj edhe rritjen më e madhe e të prekurve nga Kovid-19.

Reklame

Informata më të hollësishme rreth këtij numri të të infektuarve dhe se nga cilat qytete dhe komuna vijën të prekurit do t’ju njoftojmë gjatë ditës.

Ndryshe kujtojmë se pikërisht rritja e vazhdueshëm ditëve të fundit të të prekurve ishte shkak që Komisioni për sëmundje infektive të propozoj, ndërsa qeveria të miratoj rikthimin e orës policore që fillon sonte në ora 21:00.