Numërohen mbi 500 mijë vota, Vetëvendosje thellon fitoren

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të thellojë fitoren karshi partive të tjera politike në Kosovë.

Teksa janë numëruar 506.244 vota, VV ka 46,43% të votave; PDK 18,98%, LDK 13,81% dhe AAK 8,77%.

Reklame

8:57: KQZ ka numëruar deri tani 323.776 vota.

Lëvizja Vetëvendosje po prin e para me 44.65% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 18.61% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.85% të votave, raporton Ora News.

Aktualisht AAK ka 8.88% të votave. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit AAK kishte dalë 11.5%.

Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, me 2.7% mbetet jashtë parlamentit.

20:33 – Menjëherë pas mbyllje së qendrave të votimit, ka nisur edhe procesi i numërimit.

Vendvotimet u hapën në ora 07:00 dhe u mbyllën në ora 19:00, ndërsa të drejtë vote kishin 1.794.862 qytetarë.

Në garë për 120 ulëse në Kuvend morën pjesë 28 subjekte politike me Exit-Pollet e para që nxjerrin fituese Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas KQZ, pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë 46.9%.