Numërohen mbi 60% e votave, Vetëvendosje prin me 48.14%

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit është duke prirë me 48,14% të votave të fituara, pas numërimit të 60.29% të votave.

Tashmë janë numëruar 1 mijë e 436 vendvotime nga 2 mijë e 382 sa janë gjithsejt.

Këto janë rezultatet e para preliminare të publikuara nga KQZ-ja.

Sipas të njëjtave rezultate PDK deri tani ka 17.93% të votave, LDK 13.53% dhe AAK 7.70%.