Numri i të infektuarve me koronavirus vazhdimisht po rritet, por nuk ka kufizime më rigoroze për lëvizjen e qytetarëve

Advertisment

Gjatë 24 orëve të fundit mes 30 dhe 31 mars janë bërë 392 testime, ndërsa janë konfirmuar 44 raste të reja të koronavirusit në vend. Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 arrin 329 persona, kurse 12 janë shëruar.

Autoritetet vlerësojnë se situata mbetet e ndërlikuar dhe se janë të mundur skenarë për zhvillimin e ardhshëm të ngjarjeve, por vlerësojnë se deri tani kemi përkushtim adekuat të shtetit dhe nuk ka nevojë për vendosjen e masave më rigoroze lidhur me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

Reklame

Në Klinikën për Sëmundje Infektive në këtë moment po mjekohen 54 pacientë, katër janë në gjendje kritike.

Sipas vendbanimit, deri më tani raste të KOVID-19 janë regjistruar në Shkup 176, Dibër 47, Kumanovë 47, Shtip 15, Tetovë 8, Prilep 10, Strugë 7, Veles 6, Manastir 4, Ohër 3, Kavadar 2, Gostivar 1, Kriva Pallankë 1, Strumicë1 dhe Gjevgjeli 1.