Numri i të infektuarve me virusin korona nëpër komunat e Tetovës

Numri i përgjithshëm i qytetarëve të prekur me virusin korona në qytetin e Tetovës arrin në 13-të, ndërsa në ditën e fundit nuk është regjistruar asnjë rast në këtë qytet, transmeton Potalb.mk.

Më shumë se gjysma e të prekurve me virusin korona, 7 qytetarë, janë nga Komuna e Tetovës, ndërsa pacientët tjerë të infektuar me këtë virus janë një nga Komuna e Zhelinës, një nga ajo e Bogovinës, një nga Bërvenica, si dhe katër nga Komuna e Tearcës.

Venko Filipce, ministri i shëndetësisë në RMV në konferencën për media në ora 17:00 raportoi për gjendjen e institucioneve shëndetësore dhe pacientëve me virusin korona në RMV.

Ministria e Shëndetësisë informoi se në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 30 raste të reja me virusin korona, me çka numri i përgjithshëm ka arritur në 384.

Sipas qyteteve, 12 raste të reja ka në Shkup, 8 në Kumanovë, Prilep 9 dhe 1 në Kriva Pallankë.

U hap faqja zyrtare koronavirus.com.mk për qasje më të lehtë të qytetarëve deri te rekomandimet, statistikat dhe këshillat në lidhje me virusin korona, njoftoi ministri Venko Filipce. Ndërkohë akoma nuk janë përditësuar të dhënat për çdo komunë të Tetovës.