Nura: Punimet e pishinës së mbyllur në Tetovë, po zhvillohen me intensitetin e duhur

Advertisment

Zv/drejtori i Agjencisë për rini dhe sport Izmit Nura së bashku me drejtorin Darko Kaevski sot kanë qëndruar në Tetovë ,me çrast kanë mbikqyrur punimet që po realizohen në ndërtimin e pishinës në këtë qytet si një nga komunat e zgjedhura për të pasur një pishinë të mbyllur në kuadër të projektit qeveritarë për disa komuna.

Nura tha se edhe përkundër krizës së Pandemisë me Covid 19, punimet në këtë pishinë janë duke u zhvilluar me intensitetin e duhur dhe se përfundimi i tyre sipas planit të paraparë parashihet të jenë diku në tetor të vitit të ardhëshëm.

Reklame

“Fatkeqësisht vendi por dhe gjithë globi kalon një krizë nga Pandemia e Covid 19 por jeta vazhdon dhe nga sot filluam inspektimin e parë të punimeve të pishinës në Tetovë dhe nga ajo që shihet ne jemi të kënaqur nga efikasiteti i punimeve pavarësisht Pandemisë dhe shkojnë në ritmin e duhur kurse fundi i realizimit të punimeve është tetori i vitit 2021”, -tha Nura.