Nuredini: Mali Sharr, ndër parqet kombëtare më të mëdha në Evropë

Advertisment

Ministri i Ekologjisë, Naser Nuredini në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se qeveria ka miratuar iniciativat e Ministrisë së Ekologjisë dhe Mjedisit Jetësorë për shpalljen e Mali Sharr për zonë të mbrojtur në kategorinë park nacional si dhe shpalljen e Maleve të Osogovës për Zonë të kategorisë 5.

“Qeveria solli vendime për pranimin e propozimeve të ministrisë së ambientit dhe planifikimit hapësinorë për shpalljen e Malit Sharr për zonë të mbrojtur në kategorinë Park Nacional dhe për shpalljen e maleve të Osogovës në kategorinë 5. Me këtë Mali Sharr do të bëhet njëri nga parqet kombëtare më të mëdha kombëtare në Evropë”, deklaroi Naser Nuredini, ministër i ambientit jetësorë.

Reklame

Në pajtueshmëri me procedurat ligjore për shpallje të zonave të mbrojtura, në periudhën në vijim do të mbahen debate publike në bazë të propozimeve të popullatës lokale, si dhe të gjithë palëve të interesit dhe pas harmonizimit të mendimeve dhe vërejtjeve, do të përpilohen propozime përfundimtare për shpalljen e këtyre lokacioneve.

Në lidhje me vendimet, Ministri Nuredini theksoi që: ‘’Shpallja e këtyre dy zonave të cilat përmbajnë vlera të larta biologjike dhe kulturore për zonat e mbrojtura, përveç që i përmbushin detyrimet kombëtare dhe ato ndërkombëtare për mbrojtje të diverzitetit dhe biodiverzitetit, gjithashtu nënkupton shfrytëzim të potencialit të madh për zhvillim ekonomik lokal, gjegjësisht menaxhim i qëndrueshëm me resurset natyrore duke siguruar shërbime eko-sistemore dhe eko-turizëm’’.