Nuri Seferi sonte duelon ndaj rusit Murat Gasiev

Advertisment

Boksieri shqiptar nga Gostivari, Nuri Seferi, sonte do të përballet me rusin Murat Gassiev në meçin e vlefshëm për peshat e rënda, raporton SHENJA. Për Seferin ky do të jetë dueli i 51-të në karrierë, teksa deri tash ka regjistruar 41 fitore dhe 9 humbje, transmeton SHENJA.

Në anën tjetër boksieri rus në 27 meçe të zhvilluara, numëron 26 fitore dhe 1 disfatë. Ndryshe Gassiev dy vite nuk ishte aktiv në ring dhe dëshiron të kthehet në majat e boksit në peshat e rënda. Dueli Seferi – Gassiev zhvillohet sonte në Soçi të Rusisë. /SHENJA