Nxënësit e Çairit, këndojnë online “We are the world” (VIDEO)

Në kushte kur mësimi i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme zhvillohet në mënyrë online, me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit, nxënësit e Shkollës Fillore “Ismail Qemali” në Çair të Shkupit, krahas mësimit kanë gjetur mënyrën që të përçojnë në mënyrë online edhe mesazhe paqe, dashurie dhe respekti njerëzor, raporton KOHA.

Javë më parë nxënësit e klasës IV-4 të Shkollës Fillorë “Ismail Qemali” në Çair të Shkupit, realizuan një video projekt online duke kënduar këngën “We are the world/ Ne jemi bota”, me qëllim që edhe në kushte pandemie të përcjellin mesazhe shprese e dashuri për njerëzimin. Ideja e tyre ka qenë e mbështetur edhe nga kujdestarja e klasës së tyre Elvane Beqiri dhe nga këshilli i prindërve të klasës.

Reklame