Nxënësve u ndalohet të këndojnë në klasë, mund ta përhapin koronavirusin

Advertisment

Në mesin e masave kundër përhapjes së koronavirusit, Britania e Madhe ua ka ndaluar fëmijëve këndimin në klasë. Disa mësues u kanë kërkuar nxënësve që në rast ditëlindjesh ta vendosin këngën e urimit në Youtube ose ta mërmërisin atë.

Gjithashtu mësohet se disa shkolla kanë ndaluar dhe futjen e torteve për ta parandaluar pandeminë.

Reklame

Sipas disa studimeve, të kënduarit mund të shkaktojë lëshimin e spërklave në ajër, duke shkaktuar në këtë mënyrë rritjen e rrezikut për përhapjen e virusit.