Nxjerrin karriget dhe tavolinat në rrugë/ Hotelet dhe Restorantet protestojnë në qytetet e Gjermanisë (FOTO)

Advertisment

Në foto e publikuara nga mediat vendase shihet se operatorët e restoranteve dhe hoteleve, kanë protestuar duke nxjerrë karriget dhe tavolinat në rrugë.
GJERMANI– Koronavirusi ka dëmtuar rëndë ekonomitë gjitha vendeve që janë prekru nga koronavirusi, ndërkohë që baret, restorantet dhe hotelet janë të mbyllura prej të paktën 2 muajsh si shkak i virusit.

Së fundmi operatorët e hoteleve, bareve dhe restoranteve në Gjermani, një ndër vendet e prekura ngavirusi kanë organizuar protesta në qytete të ndryshme kundër masave të qeverisë për të frenuar përhapjen e infeksionit nga koronavirusi.Të gjithë qytetarët në protestë kanë kërkuar që caktimin e një afati kohorë për rihapjen dhe mbështetje më të madhe financiare nga shteti pasi humbjet e tyre në biznes janë të pallogaritshme.

Reklame

Pavarësisht fuqisë ekonomike që ka një vend si Gjermania edhe atje është ndjerë një goditje e fortë ekonomike për shkak të bllokimeve për të kufizuar përhapjen e epidemisë ka bërë që disa kategori biznesesh të protestojnë.

Në foto e publikuara nga mediat vendase shihetse operatorët e restoranteve dhe hoteleve, kanë protestuar duke nxjerrë karriget dhe tavolinat në rrugë.

Në rang global kanë vdekur 197 mijë njerëz nga koronavirusi. ShBA është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, ku atje numri i viktimave ka shkuar mbi 51 mijë. Në Itali gjendja duket sikur po përmirësohet me rënien e numrit të viktimave, por deri më tani në total kanë vdekur mbi 25 mijë persona. Ndërkohë numri i të shëruarve e ka kaluar atë të të infektuarve në Spanjë ditën e fundit. Dje u konfirmuan 2,796 infeksione të reja ndërsa 3.105 persona u shëruan nga pandemia.