“O tani, o kurrë”! Meta kujton Azem Hajdarin dhe flet për ëndrrën evropiane: Vepra e tij frymëzon në çdo kohë

Advertisment

Presidenti Ilir Meta kujton sot heroin e demokracisë, Azem Hajdari, në 22-vjetorin e vrasjes së tij.

Kreu i Shtetit shkruan në ‘Facebook’ se vepra e Hajdarit frymëzon në çdo kohë, duke shtuar se e rëndësishme për mijëra shqiptarë, që sakrifikuan në emër të lirisë, është realizimi i ëndrrës për një Shqipëri evropiane.

Reklame

Mesazhi i Metës:

Vepra e Azem Hajdarit frymëzon në çdo kohë!

Nderimi më i madh për Liderin e Lëvizjes Studentore që përmbysi regjimin më totalitar të kontinetit dhe për mijëra shqiptarë të sakrifikuar në emër të lirisë dhe demokracisë është të realizojmë ëndrrën për një Shqipëri plotësisht europiane.

“Shqipëria si gjithë Europa” edhe më aktuale pas 30 vitesh!

O TANI O KURRË!