“O Zot na mbro”/ Ishte vik tima e vetme në Tiranë, çfarë shkruante vajza që humbi jetën nga tërmeti (VIDEO)

Advertisment

Ajo është e vetmja që ka humbur jetën në Tiranë si pasojë e tërmetit.

Lëkundjet e err-ëta të 26 nëntorit zgjuan njerëzit nga gjumi.

Reklame

Frika, nxori jashtë shtëpive mes mijëra shqiptarëve edhe Xhesika Biqikun.

Teksa dilte, në terr tullat e pallatit go-ditën në kokë 20-vjeçaren.

“Unë u pengova kur e kisha për dore dhe rashë te balta, shpirti im ishte këtu… e mora gërthita”, thotë babai i Xhesikës.

Në faqet e murit të pallatit shkruhet Xhesika, Xhesika, por edhe shkronjat do she-mben në këtë pallat të pabanueshëm.

Porta 22 hapet nga Ilija, që përpiqet të ruajë fort kujtimet e mbetura nga vajza e tij.

“Këtu kam një fotografi të Xhesit ja ta shikoni… ka dalë para ca kohësh. Këtu është Sabina, ndërsa këtu Xhesika, ishte 18 vjeç këtu. Të dyja vajzat i mbaj këtu . Xhesika është më e vogla, ndërsa Sabina më e madhja.. në mars të 2000.. mezi i kam rritur”, thotë ai.

Ilija ishte shumë i lidhur me Xhesin, vajzën e vogël. Në çdo cast brenda shtëpisë i vijnë në mend momentet e tmerrit.

“Unë flija këtu, Xhesi ja te divani tjetër. Të dy dolëm të parët….(qan)”,tregon ai më tej.

“Pas tërmetit të shtatorit, ka shkruar për punët e zotit. O zot na mbro nga tërmetet… sikur e kishte ndjerë… sikur e kishte ndjerë vdekjen”.

Dy femrat e tjera të shtëpisë po kurohen në spital. Ndërsa i vetëm, Ilija trazon kujtesën me kohën kur e bija ishte në shtëpi.

E gjërat e saj i ka paketuar për t’i marrë në banesën e re ku familja Biqiku do të jetojë pa Xhesikën./Top Channel