Obama: Një moment i çnderimit dhe turpit të madh për kombin tonë

CHICAGO, ILLINOIS - OCTOBER 29: Former U.S. President Barack Obama speaks to guests at the Obama Foundation Summit on the campus of the Illinois Institute of Technology on October 29, 2019 in Chicago, Illinois. The Summit is an annual event hosted by the Obama Foundation. (Photo by Scott Olson/Getty Images)

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se historia do ta mbajë në mend su lmin e djeshëm në Kongres si një “një moment të çnderimit dhe turpit të madh për kombin tonë”.

Obama tha se su lmi është nxitur nga “një president, i cili vazhdon të gënjejë për rezultatin e zgjedhjeve të ligjshme”.

Reklame

“Por, ne do të talleshim me veten nëse do ta trajtonim atë si befasi totale”, tha Obama, për të shtuar se rrëfimet e republikanëve i kanë çorientuar ndjekësit e tyre, në lidhje me të vërtetën e zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Demokrati Joe Biden është shpallur fitues i zgjedhjeve, por presidenti aktual, Donald Trump, nuk i ka pranuar rezulatatet, ashtu si edhe disa republikanë të tjerë.

Ata vazhdimisht kanë bërë pretendime të pabaza për mashtrime zgjedhore.

Obama u bëri thirrje udhëheqësve republikanë që “të zgjedhin Amerikën”.

Të mërkurën, mbështetës të dhunshëm të Trumpit sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan, e cila po mbante një seancë për konfirmimin e presidentit të zgjedhur, Biden.