Objektet hotelierike gjatë javës do të punojnë deri në mesnatë për fundjavë deri në orën 1 pas mesnate

Advertisment

Qeveria në seancën e sotme vendosi të zgjasë orarin e punës së objekteve hotelierike, publikoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në rrjetin social Fejsbuk, duke saktësuar se vendimi për zgjatjen e orarit të punës të objekteve të hotelierisë nënkupton punë deri në mesnatë gjatë ditëve të javës dhe deri në orën 1 pas mesnate për fundjavë.

Pas heqjes së masave kufizuese dhe hapjes së objekteve hotelierike, (restorante dhe kafene) kishin të drejtë të punonin deri në orën 22:00.