OBSH: Bota është në fazë të re dhe të rrezikshme, virusi po përhapet shpejt

Advertisment

Pandemia globale e koronavirusit të ri për përshpejtohet, ku në ditën e djeshme janë regjistruar 150.000 raste të reja – më së shumti në një ditë, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adanom Gebrejesus.

“Pothuajse gjysma e rasteve të paraqitura janë nga kontinenti amerikan”, tha ai në brifing virtual.

Reklame

“Bota është në fazë të rrezikshme…virusi ende po përhapet shpejt, ai ende është vdekjeprurës dhe shumë njerëz ende janë akoma të ndjeshëm ndaj infektimit”, theksoi Tedros.