OBSH: Edhe vendet me shifra të ulëta të Koronavirusit do pësojnë shp ërthime rastesh

Advertisment

Vendet me numër të pakët të rasteve, pas largimit nga izolimi, do të përjetojnë prapëseprapë shpërthime të koronavirusit, tha të enjten Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetit.

Dr. Ryan shpjegoi gjatë një konference për shtyp se edhe në vendet që e kanë vën virusin “nën kontroll ekstrem”, si Gjermania dhe Spanja, “ekziston një shans për to që sëmundja të importohet ose të përhapet nga grupimet e mëdha”, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Reklame

Ryan tha se në vend se të zbatoheshin izolime mbarëkombëtare, qeveritë duhet të jenë “më të sakta” në mënyrën se si ato përmbajnë shpërthimet.

Në vend që t’i kufizojmë të gjithë, ne duhet të përpjekemi të kufizojmë virusin. Ende kemi vështirësi ta identifikojmë se ku është virusi. Në mënyrë të veçantë dhe kirurgjikale, duhet ta akcizojmë virusin nga komuniteti duke minimizuar ndikimin në jetën dhe jetesën e komunitetin, tha Ryan.

Maria Van Kerkhove, drejtuesja teknike e OBSH-së për reagimin ndaj koronavirusit dhe drejtuese e njësisë së saj të sëmundjeve që shfaqen, tha se nëse shpërthimet trajtohen me shpejtësi përmes testimit dhe gjurmimit të kontaktit, “ekziston mundësia që të ndalohet zjarrmia e shpërthimit”. /Lajmi.net/