Ende nëpër botë ka disa vatra që po shkaktojnë shqetësim lidhur me koronavorusin, ka thënë një zyrtare e lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“OBSH po vështron me vëmendje rritjet e madhe të numrit të rasteve në Rusi, Afrikë, në dy kontinentet e Amerikës, në disa vende në Azi të Jugut dhe në disa vende në Evropë”, është shprehur Maria Van Kerkhove, shkruan CNN.

“Këto janë zona për të cilat në brengosemi, sepse siç e dimë, ky virus mund të përhapet shumë, shumë shpejt. Pasi mund të përhapet dhe të hiqet shpejt, ky virus prek popullsitë e ndjeshme dhe ky është shqetësim i madh për ne”.

Ajo ka thënë se shpreson që vaksina kundër Covid-19 të mund të jetë e gatshme deri në fund të vitit.