OBSH: Koronavirusi mund të mos zhduket kurrë

Advertisment

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se koronavirusi “mund të mos zhduket kurrë”.

Duke folur në një konferencë për media të mërkurën, drejtori për Emergjenca në OBSH, Mike Ryan ka bërë paralajmërime dhe jo parashikime se kur mund të zhduket virusi.

Reklame

Dr. Ryan theksoi se është e rëndësishme të konsiderohet që “ky virus mund të bëhet thjesht një virus tjetër endemik në komunitetet tona, dhe që mund mos të zhduket kurrë,”

“HIV nuk ka ikur – por ne jemi pajtuar me virusin”.

Dr Ryan tha se ai nuk beson se “dikush mund të parashikojë se kur do të zhduket kjo sëmundje”.

Aktualisht ka më shumë se 100 vaksina të mundshme në zhvillim por Dr Ryan vuri në dukje se ka sëmundje të tjera, të tilla si fruthi, të cilat ende nuk janë eleminuar pavarësisht se ka vaksina për to.

Ai ka shtuar se edhe nëse gjendet vaksina, kontrollimi i virusit do të kërkojë “përpjekje masive”.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se pandemia është duke shkaktuar probleme të mëdha të shëndetit mendor- sidomos në vendet ku ka mungesë të investimeve në kujdes të shëndetit mendor.

OKB-ja ka thënë se qeveritë duhet ta përfshijnë këtë fushë si pjesë të përgjigjjes së tyre të përgjithshme kundër koronavirusit.

Gati 300,000 persona në gjithë botën është raportuar të kenë vdekur me koronavirus, derisa më shumë se 4.3 milionë persona janë infektuar nga ai. /Opinion.al