OBSH: Në botë në 24 orët e fundit më shumë se 740 mijë të infektuar të rinj me Covid-19

Në 24 orët e fundit, në botë janë konfirmuar më shumë se 740.000 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri, derisa më shumë se 12.500 persona kanë vdekur, bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas të dhënave të OBSH-së në ditën paraprake janë evidentuar 740.221 raste të reja, ndërsa kanë vdekur 12.502 persona. Me këtë, numri i përgjithshëm i personave të infektuar është rritur në 83.32 milionë njerëz, ndërsa kanë vdekur 1.83 milionë të sëmurë.

Reklame

Numër më i madh i të infektuarve të rinj është regjistruar në Amerikën Jugore dhe Veriore, më shumë se 62 për qind, apo 477.794. Vijon Evropa me 165.584 dhe Azia Juglindore me 27.828 raste të reja.