OBSH: Nuk duhet të presim vaksinën, mund ta ndalojmë pandeminë

Advertisment

Ne mund ta ndalojmë COVID-19. Nuk duhet të presim vaksinën, ne duhet ta ndalojmë pandeminë tani, deklaroi drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë shtypi.

“Ne duhet të mbështesim dhe të përshpejtojmë me vaksinën, por ne duhet gjithashtu të shpëtojmë jetë tani duke përdorur mjetet që disponojmë”, shtoi ai.

Reklame

“Gjurmimi është thelbësor për të gjetur dhe izoluar personat e infektuar, për të vendosur kontaktet e tyre në karantinë dhe për të parandaluar shpërthimet lokale”, ritheksoi ai.

“Masat kufizuese mund të ndihmojnë në reduktimin e transmetimit, por ato nuk mund ta ndalojnë COVID-19”, nënvozoi Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë shtypi.