OBSH: Nuk është e vërtet se koronavirusi është duke humbur fuqinë e tij

Advertisment

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hedhur poshtë zërat se koronavirusi është duke humbur fuqinë e tij.

Ky pohim vjen pasi mjeku italian, Alberto Zangrillo, kreu i njësisë së terapisë intensive në spitalin “San Raffaele” në Lombardi u shpreh se “koronavirusi klinikisht nuk ekziston më”.

Reklame

Ai u shpreh gjatë një interviste në Rai se rastet e konfirmuara gjatë 10 ditëve të fundit me koronavirus nuk kanë asnjë ngjashmëri me egërsinë e paraqitur nga Sars Cov-2, 2 muaj më parë.

Por një sërë mjekësh reaguan për këtë deklaratë, përfshirë ekspertë të OBSH, duke thënë se nuk ka prova për të mbështetur këtë ide.

“Për sa i përket transmetueshmërisë nuk ka ndryshuar, mund të them të njëjtën gjë dhe për ashpërsinë”, u shpreh epidemiologjistja e OBSH, Maria Van Kerkhove./Opinion.al