OBSH paralajmëron: Më e keqja nuk ka ardhur ende

Advertisment

Në një kohë kur shumë shtete në botë kanë lehtësuar masat kufizuese, koronavirusi vijon të përhapet me ritme të shpejta duke shkaktuar dhe viktima.

Ndërkohë, kreru i OBSH Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus ka paralajmëruar se më e keqja nga koronavirusi ende nuk ka ardhur dhe se pandemia ende nuk ka përfunduar.

Reklame

“Më e keqja nuk ka ardhur akoma, pandemia nuk ka përfunduar ende. Me këto kushte që kemi dhe këtë situatë, ne i druhemi skenarit më të keq” – deklaroi Ghebreyesus

Ai shtoi se kjo nuk duhet të shërbejë si panik, por një thirrje për të gjithë qytetarët që duhet të bëjnë kujdes.

Edhe pse kanë kaluar 6 muaj që nga shfaqja e virusit në Wuhan të Kinës, virusi nuk është larguar dhe pse duket se agresiviteti i tij është më i ulët. Tashmë, COVID-19 ka shënuar 500 mijë viktima dhe 10 milionë të infektuar në të gjithë botën. / Opinion.al