OBSH paralajmëron për një valë të dytë të koronavirusit brenda vitit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar vendet që kanë lehtësuar masat kundër koronavirusit se mund të përballen me “valën e menjëhershme të dytë” të të infektuarve.

Në pjesën më të madhe të Evropës dhe Azisë Lindore, virusi duket se është zbehur, por pjesa tjetër e botës është ende duke luftuar valën e parë të tij.

Reklame

Shefi i programit për emeregjenca të OBSH-së, Mike Ryan, tha se virusi tani po përhapet në pjesë të Amerikës Latine, Azisë së Jugut dhe Afrikës.

Ryan tha se pandemitë shpesh ndodhin në valë, që do të thotë se zonat ku vala e parë është heshtur, mund të goditen përsëri këtë vit.

Ka po ashtu shanse që niveli i infeksioneve të rritet, nëse masat për të frenuar valën e parë lehtësohen shumë shpejt, paralajmëroi Ryan.

Koronavirusi ka infektuar afro 5.5 milionë njerëz në gjithë botën dhe ka vrarë mbi 346,000.