OBSH: Piku i pandemisë së koronavirusit nuk ka arritur ende

Advertisment

Pandemia po përshpejton dhe është e qartë që nuk e kemi arritur ende pikun”. Është kjo deklarata e bërë gjatë kësaj të marte, nga drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë, Zvicër.

“U deshën 12 javë, që bota të arrinte në 400.000 raste të Covid-19. Por tani, vetëm gjatë fundjavës së fundit, ka pasur më shumë se 400.000 raste në të gjithë botën. Ndërsa në të gjithë botën numërojmë 11.9 milionë raste dhe 546.765 viktima.

Reklame

Edhe pse numri i vdekjeve duket se është stabilizuar në nivel global, disa vende kanë bërë përparim të konsiderueshëm në zvogëlimin e numrit të vdekjeve, ndërsa në vendet e tjera këto shifra janë akoma në rritje.

Aty ku ka pasur përparim, vendet kanë zbatuar veprime të përqendruara drejt grupeve më të rrezikuara, për shembull tek njerëzit që jetojnë në institucione të kujdesit afatgjatë”, deklaroi Tedros Adhanom Ghebreyesus.

 

Lidhur me origjinën e koronavirusit ai tha se ekspertët e OBSH do të udhëtojnë në Kinë për të përgatitur plane shkencore me homologët e tyre kinezë, për të identifikuar burimin e virusit.

Objektivi i misionit – saktësoi ai – është që të përparohet lidhur me njohuritë mbi prekjen e kafshëve nga koronavirusi dhe përcaktimin se si sëmundja ka kaluar nga kafshët tek njerëzit. /a.y/noa.al