OBSH publikon udhëzimet e reja, 7 shërbimet e tjera shëndetësore që nuk duhet të neglizhohen në kohën e Koronavirusit

Advertisment

Pandemia COVID-19 po shtrëngon sistemet shëndetësore në të gjithë botën. Kërkesa në rritje të shpejtë për institucionet shëndetësore dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor kërcënon të lërë disa sisteme shëndetësore të mbingarkuara dhe të paafta për të vepruar në mënyrë efektive.

Shpërthimet e mëparshme kanë demonstruar se kur sistemet shëndetësore janë të mbingarkuara vdekshmëria nga diagnoza të tjera të cilat janë tëkurueshme pëson rritje. OBSH vuri në dukje se gjatë shpërthimit të Ebolës 2014-2015, u rriten ndjeshëm vdekjet të shkaktuara nga fruthi, malarja, HIV / AIDS dhe tuberkulozi që i atribuohen mbingarkesës sësistemit shëndetësor.

Reklame

“Mbrojtja më e mirë kundër çdo shpërthimi është një sistem i fortë shëndetësor,” theksoi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së TedrosAdhanomGhebreyesus. “COVID-19 po zbulon se sa të brishtë janë shumë nga sistemet dhe shërbimet shëndetësore në botë, duke detyruar vendet të bëjnë zgjedhje të vështira se si t’i plotësojnë më së miri nevojat e njerëzve të tyre.”

Për t’i ndihmuar vendet që po përballen me këto sfida, Organizata Botërore e Shëndetit (WHO) ka azhurnuar udhëzimet e planifikimit operacional në balancimin e kërkesave për t’iu përgjigjur direkt COVID-19 duke ruajtur ofrimin e shërbimeve thelbësore shëndetësorepër tëzbutur rrezikun e kolapsit të sistemit. Kjo përfshin një sërë veprimesh të menjëhershme që vendet duhet të marrin në konsideratë në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal për të riorganizuar dhe ruajtur qasjen në shërbimet themelore të një cilësie të lartë shëndetësore për të gjithë.

Vendet duhet të identifikojnë shërbimet thelbësore që do të përcaktohen me përparësi në përpjekjet e tyre për të ruajtur vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve dhe të bëjnë ndryshime strategjike për të siguruar që burimet gjithnjë e më të kufizuara të ofrojnë përfitimin maksimal për popullatën.

Ata gjithashtu duhet të jenë në përputhje me standardin më të lartë në masat paraprake, veçanërisht në praktikat e higjienës, dhe sigurimin e furnizimeve adekuate duke përfshirë pajisjet mbrojtëse personale. Kjo kërkon një planifikim të fortë dhe veprime të koordinuara midis qeverive dhe institucioneve shëndetësore dhe menaxherëve të tyre.

Disa shembuj të shërbimeve themelore përfshijnë:

1-vaksinimin rutinë;

2-Shërbime të shëndetit riprodhues përfshirë kujdesin gjatë -shtatzënësisë dhe lindjes së fëmijëve;

3-Kujdesi për foshnjat e reja dhe të moshuarit;

4-Menaxhimi i kushteve të shëndetit mendor, si dhe sëmundjeve jo të transmetueshme dhe sëmundjeve infektive si HIV, malaria dhe TB;

5-Terapitë kritike në spital;

6-Menaxhimi i kushteve shëndetësore emergjente;

7-shërbime ndihmëse si imazhet themelore diagnostike, shërbimet laboratorike dhe shërbimet e bankës së gjakut, ndër të tjera.

Sistemet shëndetësore të mirëorganizuara dhe të përgatitura mund të vazhdojnë të ofrojnë qasje të barabartë në ofrimin e shërbimit thelbësore gjatë një emergjence, duke kufizuar vdekshmërinë direkte dhe duke shmangur vdekjen e rritur indirekte.

Udhëzimet e OBSH-së theksojnë rëndësinë e azhurnimit së informacionit. Kjo kërkon komunikime të shpeshta transparente me publikun, dhe angazhime të forta të komunitetit në mënyrë që publiku të mund të ruajë besimin në sistem.

Kjo do të ndihmojë njerëzit të vazhdojnë të kërkojnë kujdes kur është e nevojshme dhe t’i përmbahen këshillave të shëndetit publik.