OBSH: Rastet e koronavirusit në Europë arrijnë gati 1 milion, javët e ardhshme ‘kritike’

Advertisment

Europa është në sytë e stuhisë së pandemisë COVID-19, me numrin e rasteve afër një milion, dhe duhet të lëvizë me kujdes maksimal kur mendon për lehtësimin e masave, tha drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetit të enjten.

“Numri i të prekurve në të gjithë rajonin vazhdon të rritet. Në 10 ditët e fundit, numri i rasteve të raportuara në Europë është dyfishuar gati në afro 1 milion”, tha Hans Kluge.

Reklame

Kjo do të thotë që rreth 50% e barrës globale të COVID-19 është në Europë. Më shumë se 84,000 njerëz në Europë kanë vdekur nga epidemia, tha Kluge.

“Retë e stuhisë së kësaj pandemie ende bëjnë hije mbi rajonin europian,” tha Kluge.

Ndërsa shumë vende po fillojnë të marrin në konsideratë lehtësimin e kufizimeve, duke rihapur shkollat dhe vendet e punës, ai tha se ishte kritike të kuptohet kompleksiteti dhe paqartësia e një tranzicioni të tillë.

Kompanitë dhe politikanët në të gjithë botën janë të shqetësuar për ndikimin ekonomik të një bllokimi të gjatë, dhe disa vende në Europë – të tilla si Gjermania, Danimarka, Spanja dhe të tjerët – kanë filluar të mendojnë se si të lehtësojnë disa kufizime.

Kluge tha që OBSH-ja pranoi se distanca sociale për të ngadalësuar përhapjen e virusit “po ndikon në jetesën e njerzve”.

“Njerëzit me të drejtë pyesin: Sa duhet të durojmë? Dhe për sa kohë? Si përgjigje, ne, qeveritë dhe autoritetet shëndetësore duhet të dalim me përgjigje për të identifikuar kur, në çfarë kushtesh dhe si mund të konsiderojmë një tranzicion të sigurt.”/Reuters