OBSH shuan shpresat, publikon aksidentalisht dokumentin

Advertisment

OBSH ka publikuar aksidentalisht një draft dokument, i cili tregon se Remdevisiri, ilaçi i mundshëm antiviral për koronavirus ka dështuar në provën e parë klinike.

Edhe pse për të kishte shumë shpresa, një test në Kinë tregoi se ilaçi nuk ka qenë i suksesshëm, pasi nuk e përmirësoi gjendjen e pacientëve apo zvogëloi praninë e patogjenit në rrjedhën e gjakut, thekson OBSH.

Reklame

Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ka fshirë për pak minuta studimin, i cili u provua në mbi 200 të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 14% humbën jetën.

Sipas raportit, testet klinike u ndërprenë për shkak të efekteve anësore të ilaçit në fjalë. Megjithatë, sipas “BBC”, firma amerikane që qëndron pas ilaçit, Gilead Sciences, tha se dokumenti e kishte karakterizuar keq studimin./Opinion.al