OBSH: Virusi mund të mposhtet vetëm duke respektuar masat

Advertisment

Pandemia e koronavirusit e cila ka infektuar më shumë se 16 milion njerëz me siguri është kriza shëndetësore globale më e rëndë me të cilën është përballur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), deklaroi sot drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus.

Ai, në onlajn konferencën e rregullt në Gjenevë, theksoi se bota mund të mposhtë virusin vetëm duke iu përmbajtur rreptësisht masave shëndetësore nga mbajtja e maskës ​​deri tek shmangia e turmave.

Reklame

“Atje ku zbatohen këto masa, numri i rasteve po zvogëlohet, ndërsa atje ku ato nuk janë respektuar, numri i rasteve po rritet”, tha Tedros.

Ai veçoi Kanadanë, Kinën, Gjermaninë dhe Korenë e Jugut si vende që e kontrollojnë mirë këtë situatë.

Drejtori i programit për gjendje të emergjencave të OBSH-së, Majk Rajan vlerësoi se vendet në mbarë botën, pasi të përcaktojnë valën e dytë, majat e reja dhe vatrat lokale kanë nevojë më të madhe për të vazhduar të ruajnë kufizime e rrepta epidemiologjike, siç janë distanca fizike.

“E qartë është se presioni ndaj virusit po zvogëlon numrat dhe se lehtësimi i presionit po i rrit ata”, sqaroi Rajan, duke pranuar se ishte akoma e pamundur që kufijtë të mbeten të mbyllur për kohë të pacaktuar.