OH”Kalliri i Mirësisë” përsëri ndihmon familjet në nevojë në Tetovë dhe rrethinë (FOTO)

Advertisment

OH “Kalliri i Mirësisë” duke dashtë që t’i përgjigjet nevojave të familjeve të rezikuara nga Covid- 19 dhe të mundson Ramazan të lehtë për familjet në nevojë, sot dërgoi kontigjentin radhës me 300 pako ushqimore të bashkangjitura me 10 kg miell për qytetin e Tetovës dhe komunat përeth, nga projekti i Ramazanit me moton “Muaji i solidaritetit dhë mëshirës”.

Aktivistët e Organizatës Humanitare “Kalliri i Mirësisë” Dega në Tetovë do ta realizojne shpërndarjen e 300 pakove ushqimore nëpër shtëpitë e familjeve me fëmijë jetim dhe familjet me kushte të rënda ekonomike.

Reklame

Këto pako janë donacion nga organizata partnere Islamic Relief me zyrë në Shqipëri.

Shpërndarja e pakove do të vazhdojë në ditët në vijim edhe në vende tjera.

Zyra për Informim pranë OH Kalliri i Mirësisë – Shkup /29.04.2020/