OKB: Më 1 janar në botë do të lindin 392.078 fëmijë

Advertisment

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka përllogaritur se më 1 janar 2020, në të gjithë botën, do të lindin 392.078 fëmijë.

OKB-ja gjithashtu tërhoqi vërejtjen për numrin e të porsalindurve që vdesin në muajt e parë të jetës së tyre. Gjatë vitit 2018, rreth 2.5 milionë fëmijë vdiqën në muajin e parë të lindjes. Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) thotë se një e treta e foshnjeve, vdiqën në ditën e parë të lindjes.

Reklame

Shumica e vdekjeve mund të ishin parandaluar.

“Fillimi i një viti të ri, dhe një dekade të re, është një mundësi për të reflektuar në shpresat dhe aspiratat tona, jo vetëm për të ardhmen tonë, por të ardhmen e atyre që do të vijnë pas nesh”, tha Henrietta Fore, drejtoreshë ekzekutive e UNICEF-it. ”
“Ndërsa kalendari ndryshon çdo janar, ne na kujtohen të gjitha mundësitë dhe potencialet e secilit fëmijë që hyn në udhëtimin e jetës së saj ose tij – nëse atyre iu jepet ai shans”, tha ajo. Shkaqet e vdekjeve përfshijnë lindjen e parakohshme, komplikimet gjatë lindjes dhe infeksionet. Në nivel botëror, më shumë se gjysma e lindjeve të parashikuara më 1 janar do të ndodhin në tetë vende.

India pritet të prijë me 67.385 fëmijë, Kina me 46.299, Nigeri pritet të ketë 26.039 dhe pastaj në llistë rradhiten: Pakistan, Indonezia, Shtetet e Bashkuara, Republika Demokratike e Kongos dhe Etiopia.