OKB: Urrejtja kundër myslimanëve ka arritur përmasat epidemike

Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për liritë fetare dhe të besimeve, Ahmed Shaheed, njoftoi se urrejtja kundër myslimanëve ka arritur përmasat epidemike pas su lmeve të kryera më 11 shtator 2001 në SHBA dhe pas akteve te rroriste të tmerrshme për të cilat pretendohet se janë kryer në emër të Islamit.

Shaheed, ekspert i OKB-së për të drejtat e njeriut, në një raport që i ka paraqitur Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, ka bërë vlerësime lidhur me kundërshtinë ndaj Islamit, që është rritur në vitet e fundit.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Pa dhënë emër, Shaheed ka bërë të ditur se shumë shtete dhe organizata rajonale dhe ndërkombëtare kanë “shënjestruar në mënyrë disproprocionale” myslimanët dhe kanë vendosur kundrejt tyre masa të reja me arsye të radikalizimit dhe kër cënimeve të sigurisë.

Retorikat islamofobike, diskriminimi me mbështetje shtetërore kundrejt myslimanëve nxisin ar miqësinë dhe dhu nën, theksoi Shaheed, i cili vuri në dukje se në këtë mënyrë shfaqen rezultate serioze të tilla si kufizimi i fesë dhe besimit për myslimanët dhe privimin e tyre nga të drejtat e njeriut.

 

Ai paralajmëroi se politikat e lu ftës kundër te rrorizmit kundrejt myslimanëve, shkaktojnë vazhdimësinë dhe normalizimin e “diskriminimit, ar miqësisë dhe dhunës” kundrejt individëve dhe shoqërisë myslimane dhe i ftoi shtetet që të kalojnë në veprim ndaj kundërshtisë ndaj Islamit dhe muslimanëve.

Shaheed paralajmëroi se pas su lmeve të kryera më 11 shtator 2001 në SHBA dhe pas akteve te rroriste të tmerrshme për të cilat pretendohet se janë kryer në emër të Islamit urrejtja ndaj muslimanëve ka arritur në përmasat epidemike.

Duke theksuar se 37 për qind e popullatës në anketimet e bëra në Evropë në 2018 dhe 2019, ka paraqitur mendim negativ rreth myslimanëve, Shaheed tha se edhe rreth 30 për qind e amerikanëve që morën pjesë në anketimin e kryer në vitin 2017 i kanë vlerësuar negativisht myslimanët.

“Ndaloni urrejtjen kundër myslimanëve”

Shaheed nënvizoi se diskriminimi islamofobik edhe në sferën publike edhe në atë private në përgjithësi e bën të vështirë që një mysliman të “jetojë si mysliman”.

 

Raportuesi special i OKB-së theksoi se myslimanët në vendet ku jetojnë si pakicë, shpeshherë shënjestrohen për shkak të “cilësive të tyre myslimane” të dukshme si “emrat, ngjyra, mbulesa dhe veshjet e tjera fetare”.

“Shteteve u bëj thirrje që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të lu ftuar me mënyrat e diskriminimit të drejtpërdrejtë dhe indirekt ndaj myslimanëve dhe të ndalojnë çdo lloj urrejtjeje fetare që nxit dhunën”, shtoi Shaheed./AA