Olta Gixhari: Më mirë në karantinë me të dashurin se me prindërit (VIDEO)

Këto ditë karantine, aktorja shqiptare Olta Gixhari po i kalon në Spanjë pranë të dashurit të saj.

Aktorja në një lidhje direkte në A2 ka treguar se nuk është e kënaqur me masat e rrepta nga policia e Spanjës.

“Vetëm policët nuk ja dua Spanjës. Ja dje po merrja mamin në telefon dhe fillova duke qarë. Dje ka qenë kriza ime e parë. I thash mua mu shpif këtu. Sa dal poshtë tek rruga më ndalon polici më pyet kush je, më kërkon dokumentin, më kërkon numrin e telefonit, adresën ku jetoj me kë po jetoj, ca po haj…u çmenda”, është shprehur Olta Gixhari.

Aktorja gjithashtu tha se edhe po të hapen linjat nuk do kthehet në Shqipëri, sepse më mirë me partnerin në karantinë sesa me nënën e babain.