Omicroni rrezikon seriozisht Maqedoni

Që nga fillimi i pandemisë, Maqedonia e Veriut dje regjistroi numër rekord me raste të reja me COVID-19 me 2.269 raste. Por edhe numrat e sotëm janë alarmant, ndërsa sipas infroamcioneve epidemologjike vendi është në pikun e sëmundjes.

Përderisa rriten rastet e reja, rritet edhe numri i riinfektimeve, ndërsa në raportin e fundit javor nga 10 deri 16 janar ka pasur gjithsej 1.247 riinfektime që është për 33% më shumë se java e kaluar.

Reklame

“Mosha më e prekur është nga mosha 30-39. Rritje të numrit ka te të gjitha moshat, posaçërisht te personat mbi 60 vjet me rritje prej 99.6% në krahasim me javën e kaluar”, thonë nga ISHP.

Derisa rriten rastet, Gjermania sërish ktheu Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve me rrezik, por masa vendosën edhe Finlanda dhe Honk Kongu.

Edhe pse disa nga mjekët e vendit ishin optimist se pandemia do të duhet të përfundojë sivjet, kjo pandemi nuk është as afër fundit.

Ndryshem derri tani në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 249.704 raste, ndërsa prej tyre 223.053 janë shëruar dhe 8.153 persona kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 18.498.