Opinion nga Adriatik Dosti/ Ik vetë Panuç, ose do të të heqin allashqiptarçe

629
#

Shqipëri – Ukraine 1 – 4 …serish humbje , madje e treta radhazi dhe e dyta me shifra aspak te pranueshme per çfarëdolloj ekipi kombëtar…

E pra ne 8 ndeshje te tij ne krye te pankines Kuq e Zi..tekniku llafollog italian ka regjistruar 5 humbje, dy fitore e 1 barazim dhe nen drejtimin e tij ekipi ynë ka shënuar 6 gola e ka pësuar 15 ..bilanc me negativ nuk mund te ketë me… e me shifra te tilla alarmante e te frikshme qe e çojnë futbollin shqiptar shume vite prapa ne ditët me te errëta te tij …do te duhet ta cojne zgupthi ne alarm e ne këmbë krejt Federatën shqiptare te futbollit dhe do te duhet me te drejte qe profesionalisht specialistet, tekniket, analistet, gazetaret , opinionistet e te gjithë njerëzit e futbollit te kërkojnë menjëherë largimin e këtij lloj trajneri ”eksperimental” nga kreu i Kombëtares sonë…

E pra o Panucc… Shqiperia nuk pësonte 5 humbje edhe kur ne grupin e saj eliminator te europianit u perball me kundërshtarë te frikshëm si Portugalia, Danimarka e Serbia… plus Armeninë ne përbërje te grupit…

Ajo nuk pësonte 15 gola edhe kur ne grupin e saj eliminator te botërorit u ndesh me te mëdhenjtë e futbollit planetar Spanjën e Italinë por edhe me 6 ndeshje te tjera ndaj Izraelit, Maqedonisë e Lihtenshtejnit…….

Shqipëri – Ukraine nuk ishte gjë tjetër veçse një vazhdim i shëmtuar prej skuadrës sonë …i ndeshjes Shqipëri – Kosove.

Edhe pse vete Panucci premtoi reflektim te menjëhershëm, korigjime te nevojshme, kerkoi falje, mori përsipër pergjegjesite e skandalit ndaj Kosovës.. tha se skuadra do ti pergjigjej ne mënyrën me te mire te mundeshme duke bere autokritiken e duhur… etj etj …si dhe ai e futbollistet e grumbulluar prej tij premtuan kthesen e domosdoshme sidomos per sa i perket menyres , konceptit e mentalitetit te lojes …asgje e asnjera prej ketyre nuk ndodhi..per te mos thene se cdo gje shkoi keq e me keq …

Nje trajner aventurier pa koncepte te qarta, pa ide funksionale taktike, qe ka prishur boshtin e nje Kombetareje, …nje trajner qe eksperimenton pa fund pa e ditur edhe vete pse dhe cfare kerkon permes eksperimenteve te tilla totalisht te deshtuara.. kurresesi nuk mund te vazhdoje te qendroje me ne krye te Kombtares sone …jo…kesisoj JO…

Ne mbrojtje probleme te shumta e gabime amatoreske prej te gjitheve …ku Mavraj , Veseli e Gjimshiti jane ne gare se cili eshte me i keqi prej tyre …

Nje Hysaj i vetem eshte fare pak ne mbrojtjen tone me kaq shume gabime e gafa qe po na kushtojne kaq shtrenjte nga ndeshja ne ndeshje…

Krahu i majte qe pas lenies jashte te ”veteranit” Agolli eshte krejtesisht bosh…dhe nder pikat me te dobta te mbrojtjes sone…

Ne mesfushe pervec S.Lilajt qe per aq sa luajti mendoj se ishte me i sakti ne fushe per tanet…as Ramadani e as Ndoi [që jo per faj te tij ishte vendosur ne nje pozicion aspak te pershtatshem per të] por as edhe Lenjani e deri diku edhe Roshi ..per asnje moment nuk i sherbyen ekipit e per rjedhoje as mbrojtjes e as sulmit…

Ne sulm Rei Manaj duket sikur luante me veten e vet …pasi ishte ku e ku me ate c’ka kerkohej prej tij.. dhe mbetet shume larg te pretenduarit per te qene titullar ne formacionin baze…ndersa Lenjanin se ishte se nuk ishte ne fushe ekipi pothuajse nuk e ndjeu fare…

Edhe Qaka, apo Memolla, Balaj, Cikalleshi, e Ajeti qe u aktivizuan gjate kesaj ndeshje nuk ndryshuan asgje ne konceptin, mentalitetin e ngjyren e lojes sone qe vazhdon te mbetet anemike, pa seder e grinte e mbi te gjitha pa taban e pa bosht…dhe krejtesisht e çoroditur…

Nuk eshte puna thjesht se humbem nje ndeshje apo disa te tilla …sepse ne futboll mund te humbasesh por ama luan mire vertet …por problemi shtrohet ne ate qe ne nuk po luajme me futboll..ne na eshte shkaterruar edhe ai pak skelet kombetareje qe mezi arritem ta ndertojme me aq shume mund, pune e djerse…ne jemi drejt nje regresi e prapa – krthehu vertet te frikshem..sidomos ne konceptin e lojes, ne mentalitet e ne taktike…

Panucci e nisi ndeshjen me 4-1-4-1 …me pas e vazhdoj me 3-5-2 ..dhe e perfundoi me 6 mbrojtes…2 mesfushore e dy sulmues…
E pra cfare kerkonte te ruante ..humbjen 3 – 0 deri ne ato caste [e 88 minute …derisa Ndoi shenoi golin e nderit ] …e ku me pas ukrainasit na shenuan edhe nje gol te katert ?

Tre gola pesuar lehtesisht qe ne pjesen e pare…zorr se i pranon edhe Andora, San Marino, Malta e Lihtejnshtejni e jo me ti marre kesisoj nje ekip si i yni qe vetem dy vjet me pare ishte ne Finalet e nje Europiani…

Taktikisht ne “erën Panucci” jemi skandal…me loje e me rezultate, jemi ku therret qameti e per te vene duart ne koke… fizikisht jemi per te qare hallin sa me s’ka…profesionalisht kemi zbritur nja 100 shkalle me poshte , vrapojme e lodhemi kot kuturu e pa qartesi e pa ide..duke shfaqur pasiguri te theksuara ne cdo repart..

Sic thyhemi lehtesisht ne mbrojtje e sfumohemi deri ne mos – egzistence ne mesfushe po aq edhe sulmi yne qorr ..as qe e njeh me befassine, shpejtesine e agresivitetin … pa lere me Golin…

Kjo skuader me kete trajner eshte e frikeshme vertet…te ben te vesh duart ne koke por edhe tu biesh fort kembanave te alarmit..ne tre ndeshjet e fundit 8 gola te pesuar…e vetem nje gol te shenuar…c’presim me …ka me keq se kaq?

Jemi rrezuar e shkaterruar kaq keq perballe kundershtaresh pothuajse te niveliit tone e madje edhe poshte nesh…se pari me menyren e lojes e pastaj me rezultatet…dhe Shtatori i ndeshjeve zyrtare ja tek eshte…ndaj stop nje ore e me pare vazhdimit kesisoj ”alla Panucci”…

Pavaresisht ndonje lloj zeri justifikues per mungesa te shumta ne perberjen tone..asnje lloj justifikimi nuk mund te qendroje dot me ne kembe…pikesepari per menyren e lojes sone…per eksperimentet pa buke, per mentalitetin skandaloz te te luajturit, etj etj…e me pas edhe me keto rrezultate qe askush tashme ne futbollin bashkekohor nuk do te mund ti pranonte e ti kaperdinte dot…

Se fundi..qarte, shkurt e sakte…pyetja shtrohet ..a duhet te vazhdoje me Shqiperia te mbaje ne krye te Pankines se saj nje teoricien e llafollog si Panucci qe po e con nga deshtimi ne deshtim e po i shhkaterron edhe ate pak kornize loje e karakteri qe me aq mund e vuri ne terezi para ardhesi i tij De Biazi…e natyrisht edhe me vete meriten e shume prej djemve kuq e zi …apo duhet te vere dore nje sahat e me pare pa u rrukullisur ende poshte e me poshte drejt gremines e ne menyre te pa ndaleshme e te pa riparueshme dot me…gjithcka te mire qe kishim krijuar ???

Une personalisht..pare nga cdo lloj kendveshtrimi e gjykuar nga cdo lloj sensi me qetesi, objektivitet, me mend ne koke e kembe ne toke …nga ajo c’ka Panucci deri tani na ka dhene te drejten ta gjykojme e analizojme qetesisht punen e dijen e tij ne futboll…mendoj se ai duhet te ike prej Kreut te Pankines Kuq e Zi ..nje ore e me pare…per te miren tone e te futbollit tone se pari e ndoshta edhe per te miren e tij..e ne kerkim te nje fati tjeter …sepse keshtu nuk mund te vazhdohet dot me duke eksperimentuar pa fund e turperisht me nje Kombetare qe per ne shqiptaret ka kohe qe me te drejte po konsiderohet si e shenjte dhe e vetmja krenari kombëtare e jona ne gjithe kete mori hallesh e problemesh pa fund qe kemi si Komb e si popull…

Ndaj Panucci me mire largohu vete se sa te largojnë shqiptaret siç dijne vetem ata…alla shqiptarçe…