Ora policore, arrestohen 121 persona

Gjatë 24 orëve të fundit 138 persona në të gjithë territorin e vendit nuk kanë respektuar orën policore, prej të cilëve 121 janë arrestuar ndërsa për pjesën tjetër janë marrë të dhëna dhe po përgatiten masat e duhura.

Sipas statistikave, si pasojë e pandemisë Covid-19, 77 persona janë izoluar me vendim shtetëror kurse 335 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.