Ora policore e ndarë në komuna, Cana: Ekziston mundësia e bartjes së virusit

Advertisment

Infektologu Fadil Cana në paraqitjen e tij të sotme në emisionin “Rruga drejt” në Alsat theksoi se ndarja e ndalesës për qarkullim nëpër komuna të ndryshme paraqet rrezik për bartje të virusit në qytete më pak të prekura nga Covid-19.

“Mua thjesht nuk më pëlqen pse janë të ndara komunat, pavarësisht se kjo deklaratë mund të nxisë revolt tek qytetet me masa më pak lehtësuese. Të gjithë përgatiten sot të largohen nga Shkupi, të mund të shkojnë në ndonjë nga qytetet nga e kanë prejardhjen. Hipotetikisht ekziston mundësia që virusit të transferohet prej këtu në ndonjë nga ato vende ku do mund të lëvizin lirshëm deri në orën 16:00”, pohoi Fadil Cana, infektolog.