Ora policore, katër persona gjobiten me nga 2 mijë euro

Prokuroria Themelore Publike në Shkup paraqiti propozime për urdhëresa ndëshkuese kundër katër personave për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, sipas nenit 206 paragrafi 1 i Kodit penal.

Nga Prokuroria Publike informojnë se tre nga të ak uzuarit në fshatin Pobozhje, një në Butel, nuk e kanë respektuar orën policore.

“Gjatë ndalesës së përcaktuar me dispozitat për parandalim të përhapjes së sëmundjes ngjitëse, pa leje kanë qarkulluar jashtë shtëpive të tyre”, potencohet në kumtesën e Prokurorisë.

Për të akuzuarit janë propozuar dënime në para prej nga 100 gjoba ditore, me vlerë individuale të gjobës ditore prej 20 euro.