Advertisment
Mbrëmë në 13 raste nuk u respektua ora policore në rajonin e Pollogut.
Në nëntë raste, ora policore nuk u respektua në rajonin e Gostivarit, ndërsa në katër raste në rajonin e Tetovës.
Reklame
Ndryshe, në rang vendi në 24 orët e fundit, orën policore nuk e kanë respektuar 263 persona kurse 99 persona janë shoqëruar në polici, mëson Alsat
Sipas informacioneve tona, institucionet shtetërore kanë marrë vendimi për izolimin e 180 personave ndërsa me vetë deklaratë janë izoluar 98 persona.