Ora policore nuk do të hiqet edhe pas 15 qershorit, do të ndryshojë vetëm orari?!

Komisioni për Sëmundje Infektive do të propozojnë që pas 15 qershorit, ora policore të fillojë prej orës 01:00 dhe të zgjasë deri në orën 04:00 të mëngjesit.

Sipas Lokalno, ky propozim pritet që të dorëzohet deri tek Qeveria për miratim.

Reklame

Ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se nëse vazhdon trendi i uljes së numrit të të infektuarve ka mundësi që të ketë ndryshime të masave restriktive. /SHENJA