Ora policore për Bajram. Ja çfarë thotë Spasovski

Advertisment

Vendimin për karantinë të plotë eventual gjatë fundjavës, Qeveria do ta merr të premten në mbrëmje.

Ndonëse Komisioni për Sëmundje Infektive që nga e mërkura i propozoi ekzekutivit që ora policore të jetë nga shtuna deri të martën, Qeveria thirri seancën për sot në orën 17.

Reklame

Gjatë ditës Kryeministri Spasovski tha se vendimi do të bëhet sipas kërkesës së Komisionit në interes të shëndetit publik.

Jo vetëm që iu referohemi, por i marrim vendimet në bazë të vlerësimeve të epidemiologëve dhe infektologëve. Më të fuqishëm se shteti nuk ka asnjë! As politikan, as funksionarë, as prijës fetarë, as institucione absolutisht askush. Shteti i merr vendimet dhe është ai që menaxhon me situatën aktuale”-pohoi Oliver Spasovski, kryeministër i RMV-së.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe duke e mbështetur rekomandimin e Komisioni për Sëmundje Infektive, kërkon që të shmanget grumbullimet e njerëzve, pasi pikërisht për shkak të tubimeve familjare masive është shtuar numri i të infektuarve ditëve të fundit.

Sa më shumë tubime, sa më tepër mbledhje familjare ndërkohë ndodhën rastet e reja, megjithatë në esencë kontaktet e afërta gjatë qëndrimeve, kanë bërë të mos respektohen masat që janë në fuqi”-tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë .

Ndërkohë Bashkësia Fetare Islame prej ditësh ka njoftuar se falja e Bajramit do të bëhet në xhami, ende pa marr vendim krerët e ekzekutivit për orën policore. Ndërkohë, shtetet islame në botë dhe vendet e rajonit shëndetin publik e kanë vënë në rend të parë. Arabia Saudite mban të karantinuar shtetin, duke përfshirë edhe vendin e shenjtë të myslimanëve në Mekë. Në Turqi do të ketë 4 ditë izolim të plotë. Xhamitë do të jenë të mbyllura edhe në Kosovë e Shqipëri.