Ora policore propozohet që të jetë nga e shtuna në ora 19 deri të martën në ora 5

Lajmi i fundit vjen nga Komisioni për sëmundje ngjitëse. Nga ky komision për festën e Fitër Bajramit propozojnë që të ketë orë policore dhe atë, të fillojë nga e shtuna në ora 19:00 deri të martën në ora 05 të mëngjesit, mësohet jozyrtarisht.

Komisioni për sëmundje ngjitëse sot debatoi për kohëzgjatjen e orës policore gjatë vikendit dhe festat që vijojnë, si dhe për hapjen e restoranteve dhe hoteleve.

Reklame

Sot Qeveria duhet të vendosë për këtë propozim.