Ora e re policore, shikoni si duket Shkupi me ‘dron’ (VIDEO)

Nga sot filloi ora e re policore në Maqedoninë e Veriut e rekomanduar nga ana e Qeverisë për gjatë vikendeve nga ora 16:00 deri më 05:00 të mëngjesit.

Televizioni 21 me dron mbi Shkup, inçizoi fillimin e orës së re policore. Sheshi i qytetit, rrugët dhe rrugicat janë të zbrazëta, që lë të kuptohet se qytetarët janë duke respektuar masat e qeverisë. Për ata që do të shkelin orën policore, vijojnë sanksione.

Nga ora 16:00 mund të lëvizin vetëm ata që kanë leje speciale, pjesëtarët e MPB-së dhe ARM-së, njësia e zjarrfikësave, punonjësit mjekësor dhe taksistët të cilët do të vozisin vetëm deri tek spitalet dhe barnatoret kujdestare.