Organizatorët e ‘Topit të Artë’ reagojnë pas planit të Leo Messit për t’ia dhënë çmimin Lewandowskit

Pasi mposhti Robert Lewandowskin në garën për ‘Topin e Artë’ të hënën, Lionel Messi iu adresua sulmuesit polak të Bayern Munichut me një mesazh në foltore, transmeton Periskopi.

”Robert, ti e meriton ‘Topin e Artë’ për vete,” tha superylli argjentinas.

”Vitin e kaluar, të gjithë pajtohen se ti ishte fituesi i çmimit.

”Shpresoj që ‘France Football’ do ta japë ‘Topin e Artë’ për vitin e kaluar. Të gjithë besojmë se ti e meritove dhe shpresoj se mund ta kesh në shtëpi.”

Lewandowski shënoi 48 gola në 40 ndeshje për Bayernin këtë sezon dhe ka realizuar 25 gola në 20 ndeshje këtë fushatë.

Shumë i kanë dalë në përkrahje Lewandowskit, i cili mori 33 vota më pak se Messi për ‘Topin e Artë’ këtë vit.

Ceremonia e ‘Topit të Artë’ të vitit të kaluar u anulua për shkak të pandemisë, por Messi dhe shumë të tjerë mendojnë se Lewandowski bëri mjaftueshëm në 2020 për t’u kurorëzuar fituesi.

Organizatorët e ‘Topit të Artë’ tani i janë përgjigjur planit të Messit. Ata kanë konfirmuar se po “mendojnë” për t’i dhënë Lewandowski çmimin për vitin 2020.

Kryeredaktori i France Football, Pascal Ferré tha për Bulinews, për The Mirror: “Ajo që tha Messi ishte e bukur dhe e zgjuar.

“Unë mendoj se nuk duhet të marrim vendime shumë të shpejta.

“Ne mund të mendojmë për këtë dhe në të njëjtën kohë duhet të respektojmë historinë e ‘Topit të Artë’, e cila bazohet në votim.

“Nuk mund të jemi të sigurt nëse Lewandowski do ta kishte fituar Topin e Artë vitin e kaluar.

“Nuk mund ta dimë sepse nuk ka votuar.

“Por, për të qenë i sinqertë, Lewandowski do të kishte pasur një shans të madh për të fituar vitin e kaluar”. /Periskopi.com/