Oriola Marashi, përmes një postimi në Instastory e ka uruar me fjalët më të mira Alketën për prezantimin që do ta bëjë sonte (e enjte) në Sanremo.
Modelja i kishte shprehur fjalë zemre moderatores, ndërsa i uroi më të mirat për sonte.
“Le të ndalemi një moment dhe të urojmë Alketën për atë se ku ka shkelur! Sot është dita jote , ti je më e mira dhe i meriton më të mirat. Krenare me ty”, ka shkruar ajo.
Gjithashtu është bërë e ditur se sonte, moderatorja përveç prezantimit ajo edhe do të këndojë në Sanremo, ndërsa nuk kanë mbetur shumë orë larg festivalit.