Osman Musliu: Jam duke i përcjellë me vëmendje ngjarjet në BFI të Maqedonisë

Jam duke i përcjellë me vëmendje ngjarjet në BFI të Maqedonisë V. Goxha moti. Ta them të drejtën më kishte interesuar shumë para shumë vitesh ta kuptoj se çfarë burri është ish kryetari Sylejman Rexhepi.

Njëra prej arsyeve ishte se vehabistët e shanin shumë dhe e urrenin pa masë mirëpo pas një kohe, sikurse edhe në Kosovë, dy palët urryese kishin arritur njëlloj aleance ku bazë e marrëveshjes ishte “mos më nguc nuk të nguci”!

Reklame

Shpejt kuptova se me (mos)burrni nuk dallonte shumë prej këtij tonit, Tërnavës, gati sikur të ishin vëllezër. Të dytë lakmitar të mëdhenjë të postit e parasë por Sula kishte edhe veçorinë që ishte pregaditur e gatuar me brumin e UDB-së e ishte pjekur në furrën anti-shqiptare e për çudi ishte toleruar e përdorur nga vetë pushtetet shqiptare e joshqiptare siç ndodhë edhe këndej kufirit! Ndërsa për fund i doli në pah edhe lakmia e epshi i pakontrolluar që nuk ia morri vetëm postin por edhe atë fytyrë të cilën nuk e kishte asnjëherë. Fatmirësia në fatkeqësi është se ai u largua nga zënia peng e BFI dhe dinjitetit të besimtarëve. Ndërsa fatkeqësia në fatmirësi është se marrja/turpi të cilin e ka ngarkuar vetën ka ndikim negativë tek të gjithë besimtarët ngase ata nuk e meritojnë një diçka të tillë. Hoxhallarët vijnë e shkojnë por historia ju shkon mbrapa edhe pse shumë po mundohen me i fsheh marrët e veta.

Tash pas ikjes së Rexhepit po e shoh se mejdani u mbush menjëherë me heronjë e luftetarë kinse kundër tij. Sa kundërshtarin e paska pas Sula e nuk e paskemi ditë! Individë e grupe që ishin në koalicionin “mos më nguc nuk të nguci” filluan ta luajnë heroin se kinse kanë luftuar kundër tij! Njerëz të cilët për këto 30 vite kanë përfituar nga kjo mjegulli e janë të mbushur me harame të tyre, të cilët janë rras me euro e dollar po mundohen të përfitojnë nga kjo gjendje. Me pëlqeu fjala e imamit të Porojit Maksut ef. Abazit i cili tha se “ka ardh koha të ndahen SHALLËBARDHËT nga FYTYRËZINJËT njëherë e përgjithmonë”. Me Mulla Maksutin kam ndënjur disa herë ngase edhe ai ishte i rrebeluar nga Sules sikurse jam edhe unë këndej kufirit.

Fytyrëzinjët shkuan. Por a do të vijnë shallëbardhët siç kishte thënë Mulla Maksuti nuk e di. Por do shkoj ta vizitojë në fshatin e tij Poroj e tia bëj përhajr rrëzimin e fytyrëzinjëve. Ndërsa për të ardhmen neve si besimtarë të këtyre trojeve na mbetët të punojmë e mundohemi që në krye të institucionëve tona fetare e kombëtare të vijnë njerëz të ndershëm e të sinqertë. Nuk bën që mejdanin tua lëshojmë atyre që dikur ishin në koalicion me dreqin e sot na shitën melaqe. Ngase ne e dijmë nga mesimet Kuranore se ka plotë besimtarë e plotë hoxhallarë të sinqertë por ka pak burra besimtarë dhe burra hoxhallarë që e thonë fjalën e vërtetë në kohën e duhur edhe pse rrezikojnë vetën, familjen dhe pasurinë.

Mu kujtuan fjalët e një plaku të mençur i cili më pati thënë njëherë në një pajtim: “O mulla Osman a e din sa peshon fjala e dijetarit, pasanikut ose pushtetarit?” Unë thash varësisht sa është dijetar i madhë ose sa ka pasuri të madhe ose sa shumë pushtet ka. Tha “Jo Mulla Osman. Pesha e fjalës te populli nuk rëndon sa e ka pushtetin, pasurin apo diturinë; por sa e ka te dëshmuar burrnin. Po s’pate nder e burrni nuk të vlenë as malli as evladi as pushteti as pasuria sepse në fund të gjitha këto të dalin prej dore dhe mbetësh me gishta në goj”.