Osmani: A do të jetë Artan Grubi ambasadori i parë i Rusisë në Maqedoninë e Veriut? (FOTO)

53

Hadi Osmani i LSDM-së ka ngacmuar edhe njëherë deputetin e BDI-së, Artan Grubi.

Pasi ka qenë prezent në ceremoninë për ngritjen e flamurit të NATO-s para qeverisë së Maqedonisë, Osmani ka “shpërthyer” me një status në “facebook”.

“Dali Artan Grubi ke bide prviot ambasador na Ruskata Federacija vo Severna Makedonija?
A do te jete Artan Grubi ambasadori i pare i Rusisë në Maqedoninë e Veriut?”, ka pyetur Osmani edhe në gjuhën shqipe edhe në atë maqedonase, konform ligjit për pëdorimin e gjuhëve.