Osmani: Jam shumë i zhgënjyer për reagimin e Taravarit në emër të partisë së tij

Bujar Osmani

Jam shumë i zhgënjyer për reagimin e Taravarit në emër të partisë së tij Në një ditë kur ne bëmë thirrje të gjitha partive shqiptare të bashkohen dhe të arrijmë një ëndërr të përbashkët, kjo parti vendos të nxisë urrejtje dhe frikë, duke përdorur jo më pak se Covid 19, pandeminë më të keqe globale në shekullin e kaluar si një sulm politik, ashtu si edhe kur kohë më parë uronin që shqiptarët të infektohen nëse nuk i votojnë ata.

Reklame

MJERIM, TURP, Të gjithë shqiptarët habiten me busullën tuaj morale.

Njerëzit janë më të zgjuar se kaq. Ata do të votojnë për të refuzuar ndarjen dhe urrejtjen dhe do të votojnë për bashkimin e shqiptarëve rreth vizionit dhe qëllimeve të përbashkëta
MJAFT mbollët urrejtje dhe përçarje, është koha e bashkimit rreth qëllimeve strategjik