Osmani: Ka marrëveshje në Qeveri për lojërat e fatit

Advertisment

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani deklaroi se ka marrëveshje në Qeveri për lojërat e fatit.

“Kjo çështje ishte edhe temë e negociatave për formim të qeverisë” – tha Osmani.

Reklame

Se për çfar marëveshje bëhet fjalë, Osmani nuk dha detaje më të shumta.

Së fundmi, një premtim të ri për lojrat e fatit e ka bërë ministri i Financave, Fatmir Besimi, i cili është zotuar se do të iniciojë një ligj për zgjidhjen e këtij problemi, por pa dhënë më tepër detaje kur do të arrijë kjo nismë në Kuvend.

“Dhe synimi do të jetë që pozicioni i tyre apo lokacioni i tyre të jenë më larg objekteve shkollore çerdheve dhe objekteve fetare. Kjo do të jetë në një proces të hapur dhe transparent në periudhën që vijon një ligj i ri i cili do të harmonizohet dhe të gjitha palët të jenë të involvuara në proces dhe të kemi zgjidhje më të mirë të mundshme”, deklaroi Fatmir Besimi – Ministër i Financave.