Osmani: Maqedonia e Veriut nuk ndahet nga Shqipëria (VIDEO)

Në opinion është hapur debat i gabuar. Nuk është çështja nëse Shqipëria do t’i filloj bisedimet ose jo, por se ne a do t’i fillojmë bisedimet duke vlerësuar se i kemi plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtëm Bujar Osmani, nga ngjarja për shënimin e Ditës së Evropës, të cilën morën pjesë vetëm studentë, ndërsa nuk janë parë përfaqësues të delegacionit të BE-së në Shkup. Osmani deklaroi se nëpërmjet studentëve duan që të çojnë mesazhin deri në Bruksel se vendi meriton që të fillojë bisedimet. Sipas Osmanit, Maqedonia e Veriut do të vazhdoj të mbetet në paketë më Shqipërinë, për fillim të bisedimeve.

Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme

Reklame

“Unë mendoj se nuk do të kemi në ketë periudhë ndarje, sipas asaj që unë e di dhe e ndjekë. Megjithatë, nuk do të thotë se e ardhmja jonë, perspektivën tonë europiane duhet ta bazojmë në dinamikën e brendshme dhe perspektivën e Shqipërisë. Ne kemi plan para nesh, strategji të brendshme dhe atë duhet ta realizojmë”.

Sipas ministrit Osmani si zgjidhje e përshtatshme, do të ishte që Bullgaria të marrë vendim në qeverinë teknike, pasi siç thotë ai edhe vendimin për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare është vendim teknik.

Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme

“Vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare është vendim teknik, sepse vendimi politik për fillim të bisedimeve u soll në mars të viti të kaluar. Mbajtja e konferencës është një folloë up teknik, gjegjësisht një hap i radhës të implementimit të tashmë një vendimi politik. Vendim teknik për qeveri teknike, mua më duket shumë e përshtatshme. Prandja mendoj se nuk duhet të dorëzohemi nga mundësia e mbajtjes së konferencës në qershor”.

Eurokomisari për Zgjerim Oliver Varheji, dy herë deklaroi se Shqipëria mund të ndahet nga paketi me Maqedoninë e Veriut, duke konsideruar se ajo i ka përmbushur të gjitha kushtet, ndërsa Maqedonia e Veriut duhet të zgjidh problemin me Bullgarinë. Edhe zëdhënësja e KE-së, një ditë më parë deklaroi se ndarja e Shkupit dhe Tiranës është një skenar i mundshëm.